Hamza: Grave do ua lehtësojmë barrën e përgjegjësive familjare

featured
Press Online
30 Janar 2025, 02:06

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me gra nga rajoni i Prishtinës.

Hamza ka premtuar përkrahje për gratë, për t’ua lehtësuar barrën e përgjegjësive familjare.

“Ne do t’i ndajmë nga 100 euro në muaj si subvencion për të gjitha familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhet publike, për t’i regjistruar ata në çerdhet private. Kjo nismë u dedikohet veçanërisht nënave të reja, që të mund ta vazhdojnë karrierën ose t’i ndjekin studimet pa u shqetësuar vazhdimisht për fëmijët e tyre”, ka shkruar Hamza, në rrjetin social Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter