Pas 50 vitesh shpërthen skandali! Aktorja akuzon regjisorin legjendar: “Nuk më mbrojti…”

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 08:46

Regjisori i njohur gjerman Wim Wenders ka vendosur të tërheqë nga qarkullimi filmin e tij të vitit 1975, Wrong Move, pas kritikave të ngritura nga aktorja Nastassja Kinski për një skenë të realizuar kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

Aktorja 65-vjeçare deklaroi së fundmi për gazetën Süddeutsche Zeitung se gjatë xhirimeve nuk ishte mbrojtur siç duhej, duke shprehur zhgënjimin e saj ndaj regjisorit me të cilin bashkëpunoi për herë të parë në karrierë.

Ishte filmi im i parë dhe ai ishte regjisori im i parë. Nuk më mbrojti

-u shpreh Kinski.

Pas deklaratave të saj, Wenders reagoi publikisht duke kërkuar falje pa kushte.

E kuptoj se Nastassja Kinski duhej të ishte mbrojtur më mirë në atë kohë. Për këtë të kërkoj falje pa asnjë rezervë

-deklaroi regjisori.

Filmi, që shënoi debutimin kinematografik të Kinskit, rrëfen historinë e një shkrimtari të ri që udhëton nëpër Gjermani. Personazhi i aktores ishte ai i një akrobateje adoleshente, ndërsa një prej skenave të filmit ka qenë në qendër të debatit të fundit.

Wenders bëri të ditur se filmi do të hiqet nga të gjitha format e shpërndarjes, përfshirë platformat e transmetimit online dhe televizionin.

Sipas tij, vepra do të mbetet e padisponueshme derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.

Regjisori njoftoi gjithashtu nisjen e një diskutimi më të gjerë me përfaqësues të industrisë së filmit, përfshirë “German Film Academy” dhe organizata të tjera profesionale, me synimin për të adresuar mënyrën se si duhet trajtuar sot përmbajtja kontroverse e filmave të realizuar dekada më parë.

Pak ditë më parë, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Akademisë Gjermane të Filmit, Wenders kishte ngritur gjithashtu pyetjen nëse filmat e së kaluarës duhet të ndryshohen sipas standarE madhee të sotme, duke paralajmëruar se një praktikë e tillë mund të krijojë një precedent që do të ndikonte në shumë vepra klasike të kinemasë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter