Presion të drejtpërdrejtë mbi qytetarët serbë për ta votuar Listën Serbe, arrestohet kryetar i komunës paralele për Fushë Kosovën Aleksandër Trajkoviq

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 12:46

Në prag të procesit zgjedhor, raportohet për presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për orientim politik në votim, përfshirë raste ku kryetari i komunës paralele për Fushë Kosovën, Aleksandar Trajkovic, ka ndikuar mbi qytetarë për të votuar Listën Serbe.

Kështu mbrëmjen e së enjtes, Policia e Kosovës ka arrestuar pikërisht Trajkoviq në fshatin Uglarë të Graçanicës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Ryshfet për vota, arrestohet një i dyshuar në Graçanicë

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 4 qershor, rreth orës 20:00. Gjatë hetimeve janë intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa më pas është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.

Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar materiale që lidhen me procesin e votimit, si dhe katër telefona mobilë, të cilët janë marrë si prova materiale.

Me urdhër të prokurorit të rastit, Trajkoviq është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter