Një zyrtar policor i nacionalitetit serb është suspenduar nga detyra në Stacionin Policor në Veri, pas publikimit të një përmbajtjeje me karakter nacionalist në rrjetet sociale.
Lajmi është konfirmuar për media nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një zyrtar policor me inicialet M. A.
Polici kishte shpërndarë në profilin e tij në Instagram një postim me përmbajtje që përfshinte mesazhin: “Grobarska snaga, Grobarski Kosmet – Kad se Vojska na Kosovo vrati”, që në shqip i bie: “Forca e Grobarëve, Kosmeti i Grobarëve – Kur Ushtria të kthehet në Kosovë”
Sipas njoftimit, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk kishte qenë në dijeni për këtë rast deri në momentin kur është kontaktuar nga mediat, pas së cilës janë ndërmarrë masat përkatëse disiplinore, përfshirë suspendimin e menjëhershëm të zyrtarit.
Ndaj rastit është hapur hetim dhe se procedurat disiplinore janë duke vazhduar, në përputhje me rregulloret e brendshme të Policisë së Kosovës.





