Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar më 4 qershor 2026, rreth orës 20:00. Gjatë hetimeve janë intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa më pas është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë bastisjes, policia ka konfiskuar materiale që lidhen me procesin e votimit, si dhe katër telefona mobilë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.





