Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit po zhvillohen sipas planit

Press Online5 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar në mbledhjen e radhës raportin mbi përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku është theksuar se procesi logjistik dhe administrativ po zhvillohet sipas planit të paraparë.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka thënë se raporti pasqyron përgatitjet logjistike dhe administrative për ditën e zgjedhjeve.

Ai ka bërë të ditur se janë transportuar edhe pajisjet e teknologjisë informative, përfshirë kamerat në vendvotime, kompjuterët, monitorët dhe pajisje të tjera mbështetëse.

Po ashtu, Buzhala ka theksuar se janë pranuar dhe kontrolluar të gjitha format dhe formularët zgjedhorë, ndërsa shpërndarja e tyre në komuna pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Ndërkaq, materialet e ndjeshme zgjedhore, si fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve, vulat dhe materialet e tjera përkatëse, do të shpërndahen në komunat e Kosovës më 6 qershor, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës Policia e Kosovës.

Raporti vë në pah edhe përfundimin e trajnimeve për këshillat e vendvotimeve dhe për stafin që do të angazhohet në publikimin e rezultateve preliminare.

“Deri më tani janë funksionalizuar 30 Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa tetë të tjera pritet të përfundojnë gjatë ditës së sotme. Po ashtu, ka vazhduar edhe trajnimi i ekipeve të numërimit”, tha ai.

Sa i përket votimit jashtë Kosovës, ai ka deklaruar se materialet zgjedhore për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike janë pranuar në gjendje të rregullt dhe janë ruajtur sipas procedurave të parapara, ndërsa janë zhvilluar edhe trajnimet për stafin që do të angazhohet në këto qendra votimi.

“Sa i përket votimit jashtë Kosovës, materialet zgjedhore për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike janë pranuar në gjendje të rregullt dhe janë ruajtur sipas procedurave të parapara, ndërsa janë zhvilluar edhe trajnimet për stafin që do të angazhohet në këto qendra votimi. Deri më 4 qershor janë tërhequr gjithsej 39,405 zarfe me fletëvotime nga kutitë postare të KQZ-së në Gjermani dhe Zvicër”, tha ai.

Previous Article24 vjet BDI: Festë në Park, larg shqiptarëve dhe larg llogaridhënies
Next Article Shënohet rekord prej 31 për qind në trafikun ajror në 5 muajt e parë

Lajme të ngjashme

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Lajme nga VendiPolitikë 114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.