Lufta në Gaza, ministri Hasani: Shqipëria mirëpret deklaratën e SHBA, Egjiptit e Katarit

featured
Press Online
10 Gusht 2024, 00:57

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, përmes  një postimi në platformën “X” është shprehur se Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të SHBA, Egjiptit e Katarit për një armëpushim në Gaza.

Më tej, ministri Hasani theksoi se Shqipëria gjithashtu mbështet nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht.

“Shqipëria mirëpret deklaratën e përbashkët të liderëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit dhe vlerëson përpjekjet e fuqishme diplomatike të tre venE madhee, për të arritur një marrëveshje të shumëpritur që do t’i japë fund vuajtjeve të popullit të Gazës, si dhe të pengjeve dhe familjeve të tyre. Ne mbështesim nevojën urgjente për të rifilluar diskutimet më datë 15 gusht, për të mbyllur boshllëqet e mbetura dhe për të filluar zbatimin e marrëveshjes pa vonesa të mëtejshme”, shkruan ministri Hasani. /vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter