Nga 35 kadetë, vetëm 3 shqiptarë në akademi, Jajaga: Interesimi i dobët, kishte vetëm 4 kandidatë

featured
Press Online
06 Shtator 2023, 19:38

Nga 35 kadet të cilët pranohen në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostolski”, vetëm tre janë shqiptarë. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, në emisionin “Ritmi i Ditës” në TVM2, i pytur se pse numri kaq i ulët i shqiptarëve, theksoi se interesimi ka qenë i dobët dhe se nga 4 kandidatët e paraqitur tre janë pranuar. Sipas tij nuk ka pas asnjë anashkalim dhe se kriteret kanë qenë të njëjta për të gjithë.

Jajaga porosit të interesuarit të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake në të ardhmen të marrin aplikimin më me seriozitet dhe të punojnë në plotësimin e kritereve dhe standarE madhee të cilat kërkohen, ti japin më shumë rëndësi gjuhës angleze, matematikës dhe përgatitjes fizike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter