Abdixhiku sot homazhe në Istog e tubim me qytetarë në Prishtinë dhe Podujevë

featured
Press Online
30 Janar 2025, 08:06

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të vazhdojë me vizita dhe takime me qytetarë në ditën e 20-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në orën 11:30, Abdixhiku do të bëjë homazhe te varri i veprimtarit Fadil Ferati në Gurrakoc të Istogut.

Në orën 12:00, ai do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore që do të mbahet në nderim të Fadil Feratit, në Memorialin “Ibrahim Rugova” në Istog.

Më pas, në orën 18:00, Abdixhiku do të mbajë një tubim elektoral në Degën IV, në shkollën fillore “Xhemail Mustata” në Prishtinë.

Në orën 20:00, ai do të zhvillojë një takim me banorët e fshatit Kërpimeh të Podujevës në Kastrati Fruits.

Ndërsa në orën 21:00, Abdixhiku do të takojë banorët e Sibovcit të Podujevës në kafen “Kafe A 1” në Sibovc.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter