Hoxha nga Golemi: Detyra jonë të ofrojmë siguri maskimale qytetarët dhe turistët

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 02:47

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në plazhin e Golemit për të inspektuar nga afër zonën bregdetare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ministri Hoxha shkruan se tashmë që sezoni turistik është në kulm detyra e shtetit shqiptar është dhe do të jetë siguria e turistëve dhe qytetarëve.


Postimi i Hoxhës:

🇦🇱 Sezoni turistik po kulmon dhe jo vetëm portet, aeroporti, akset kombëtare janë të tejmbushura nga turistë vendas e të huaj, por kryesisht zonat bregdetare janë plot me pushues. Detyra jonë, teksa të tjerët pushojnë është të sigurojmë siguri maksimale për ta.

Në plazhin e Golemit, merr jetë një ide e projektit të mbështetur nga ambasada e Polonisë në Tiranë, për të vendosur disa pajisje shpëtimi, që përdoren nga kushdo. Pajisja quhet #StendaeJetës dhe përfshin kamerdare shpëtimi, një sistem sinjalizimi zanor dhe sistem ndriçimi të integruar, që alarmon duke tërhequr vëmendjen e pushuesve në rast rreziku për jetën e një qytetari në ujë.

Isha së bashku me Albanën, ambasadoren e Polonisë në Tiranë, Drejtorin e Përgjithshëm të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe strukturat policore, të shëndetësisë, bashkisë dhe shoqatës vullnetare AFPRA, për të vënë në jetë këtë nismë.

#SafeStayinAlbania

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter