Një person ka përfunduar në prangat e policisë në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar me thikë një burrë, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Metush Krasniqi”, ku pas raportimit të incidentit, njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Viktima ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.







