Për rikonstruimin e Qeverisë, Dimitrievski vlerëson se ZNAM do të vazhdojë dhe dëshiron të menaxhojë me resorët ku është vendosur

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 10:47

Lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, Dimitrievski vlerëson se ZNAM do të vazhdojë dhe dëshiron të menaxhojë me resorët në të cilat është vendosur, pasi, sipas tij, ndryshimet do të vijojnë në periudhën e ardhshme. Ndërsa sa u përket zgjedhjeve, ai konsideron se është e nevojshme një shumëllojshmëri më e madhe në aspektin e partive, me qëllim që të ketë më shumë shtetformësi, përcjell PressOnline.al.

“Sipas parimit ‘korbi korbit sytë nuk ia nxjerr’, ne funksionojmë më shumë se tri dekada dhe shteti ynë është në këtë gjendje ku ndodhet sot. Ne po përpiqemi dhe ne nuk jemi ‘korbi’. Sido që të jetë, premtimi ynë elementar është se hymë në botën politike për ta thyer fotografinë bardh e zi të hapësirës politike dhe në këtë e kemi arritur. Nëse do të mbijetojmë, kjo varet nga qytetarët; nëse nuk na njohin si të tillë, atëherë do të vijnë disa më të suksesshëm. Por fakt është se 30 vjet qëndrojmë në vend, madje në momente edhe kthehemi prapa. Megjithatë, askush nuk mund ta kontestojë suksesin e kësaj Qeverie. Ndoshta pritshmëritë janë shumë të mëdha, por kjo Qeveri i ka lëvizur proceset përpara. Ja, në rastin tim si kryetar i komunës më të madhe, unë aktualisht menaxhoj 27 projekte. Kjo dikur ka qenë e paimagjinueshme. Ky është rezultat i decentralizimit të parave që hynë në shtet”, deklaroi Dimitrievski.

Sa i përket agjendës reformuese, Maksim Dimitrievski theksoi se nuk duhet të hidhet faji mbi ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili vjen nga ZNAM-i, për atë që nuk është bërë për dekada me radhë. Sipas tij, ministri brenda dy viteve ka përgatitur dhe dorëzuar 33 ligje. (PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter