Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 08:56

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 23:30 në rrugën “Feriz Guri”.

“Sot rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Sipas Policisë, njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter