Albin Kurti dërgon ministrin e tij në RMV/ Aliu në takimin e tij me Ali Ahmetin: Po projektohet rruga Tetovë-Prizren

featured
Press Online
16 Gusht 2023, 12:52

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Shkup në konferencë për media me Ali Ahmetin tha që mes temave të bisedës me liderin e BDI-së ishte edhe aksi rrugor Tetovë – Prizren ku tha se po vazhdohen hapat e mëtejshëm për këtë rrugë që lidhë fortë ekonomikisht Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, përcjellë Klan M.

”Kam kënaqësi të jem këtu sot bashkë me Ali Ahmetin para jush për takimin që zhvilluam me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkëpunimin e dy vendeve dhe më konkretisht për hapat e mëtejshëm për realizimin për rrugën që lidh Tetovën me Prizrenin që ka ndikim jashtëzakonisht të madh ekonomik për dyja vendet. Kjo rrugë ka tashmë studimin e fizibilitetit e cila është realizuar nga Maqedonia e Veriut, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për të realizuar dizajnin e tunelit të përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti” – tha mes tjerash Liburn Aliu, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter