Konrad Laimer do të jetë përforcimi i parë i Bayern Munchen për sezonin 2023-2024.
Tashmë nuk ka më dyshime pavarësisht largimit të Julian Nagelsmann, i cili e dëshironte te bavarezët.
Shkarkimi i gjermanit nuk ka ndikuar te vendimi i 25-vjeçarit që do të transferohet me parametra zero nga Leipzig gjatë merkatos së verës.
Austriaku ka kryer testet mjekësore dhe Bayern i ka bërë gati kontratën, me mesfushorin që do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2027 dhe kjo është bërë me dije nga mediet gjermane./ SuperSport
Top Channel