Një ditë e pazakontë dhe paprecendentë për Milanin, që ka vendosur të shkarkojë menjëherë të gjithë drejtuesit dhe trajnerin Alegri. Igli Tare e pëson pas vetëm një viti në krye të kuqezinjve.
“RedBird” doli me deklaratë zyrtare duke reaguar për situatën në fjalë. Tashmë e ardhmja e Milanit mbetet në ajër, edhe pse tregohet që Zlatan Ibrahimoviç do marrë më tepër përgjegjësi.
DEKLARATA E MILANIT:
“Pas zhgënjimit të vitit të kaluar, objektivi i vendosur nga pronarët e klubit ishte rikthimi në Ligën e Kampionëve dhe krijimi i një baze të qëndrueshme për të fituar rregullisht në krye të Serie A.
Për pjesën më të madhe të këtij sezoni, ne ishim në dy pozicionet e para në Seria A, me një mundësi reale për të garuar për “Scudetto”. Megjithatë, faza përfundimtare e sezonit ishte plotësisht në kundërshtim me paraqitjet deri në atë pikë, dhe humbja zhgënjyese e mbrëmshme në ndeshjen e fundit e ktheu sezonin në një dështim të padiskutueshëm.
LEXO EDHE: Fitoi titullin kampion dhe shkroi historinë me kualifikimin në Europë, trajneri ndan rrugët me klubin shqiptar!
Tani është koha për ndryshim dhe për një riorganizim të plotë në klubi. Me efekt të menjëhershëm, ne po ndërpresim bashkëpunimin me CEO-n Xhorxho Furlani, drejtorin sportiv Igli Tare, trajnerin Masimiliano Alegri dhe drejtorin teknik Xhefri Monkada. I falënderojmë secilin prej tyre për punën dhe përkushtimin ndaj Milanit gjatë periudhave të tyre në klub.
Njoftime të tjera lidhur me emërimet e ardhshme do të bëhen në kohën e duhur, me synimin për të qenë gati dhe të përgatitur sa më mirë për sezonin e ardhshëm”.




