Lizzo ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave dhe mediave ndërkombëtare, pasi ka publikuar një seri fotosh në bikini që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Këngëtarja 38-vjeçare u shfaq me një bikini të vogël ngjyrë rozë, duke theksuar format e saj trupore dhe duke rrezatuar vetëbesim përpara kamerës. Ajo e kompletoi pamjen me aksesorë të thjeshtë, si një gjerdan me rruaza dhe një shami mëndafshi në flokë.

Lizzo ka folur më herët për një “udhëtim të çlirimit të peshës”, gjatë të cilit ka humbur rreth 60 paund (afërsisht 16% të yndyrës trupore) deri në fillim të vitit 2025, duke arritur edhe objektivin e saj personal.
Në një postim të fundit, ajo shkroi: “Sipas meje, nuk ka mjaftueshëm vajza të mbushura që nxjerrin barkun…
-duke theksuar vetëbesimin dhe qëndrimin e saj ndaj trupit.

Artistja ka dokumentuar vazhdimisht ndryshimet në stilin e jetesës përmes rrjeteve sociale, ndërsa në një ese të publikuar më herët ka sqaruar se procesi i saj nuk ka qenë vetëm fizik, por edhe emocional.
Për mua nuk kishte të bënte me të qenit e dobët. Unë gjithmonë do të jem krenare për trupin tim
-kishte shkruar ajo, duke shtuar se ndryshimi nisi gjatë një periudhe të vështirë emocionale.

Lizzo ka treguar se në atë kohë po përballej me depresion dhe vetëdyshim të fortë, por përmes terapisë dhe kujdesit ndaj vetes nisi të ndryshojë stilin e jetesës.

Ajo thekson se edhe pse ka humbur peshë, vazhdon ta konsiderojë veten një “vajzë të fortë dhe të madhe”, duke shtuar:
E dua veten time, pavarësisht numrit në peshore.
Këngëtarja gjithashtu ka theksuar se çdo grua duhet të ketë të drejtën të ndryshojë trupin e saj pa u gjykuar nga të tjerët, duke e përshkruar transformimin e saj si një proces të brendshëm dhe jo vetëm fizik.



