Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime me kryeministrin Rama dhe me homologun e tij

featured
Press Online
26 Maj 2026, 06:14

Shqipëria dhe Greqia po tentojnë të rikthejnë bisedimet lidhur me çështjen e kufirit detar, e cila ka mbetur pezull tashmë prej vitesh.

Në Tiranë, këtë të hënë ishte ministri i Mbrojtjes i Greqisë Nikos Dendias i cili zhvilloi disa takime për të diskutuar jo vetëm çështjet e mbartura mes dy venE madhee por edhe për bashkëpunimin rajonal në disa sektorë.

Ai u prit nga Kryeministri Edi Rama, një takim i cili zgjati rreth një orë teksa bisedimet prekën disa fusha me interes të përbashkët.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e quajti Ministrin Dendias një mik të çmuar dhe një mbështetës të palëkundur të partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë.

Sa i përket çështjes së kufirit detar, qeveria shqiptare është shprehur se do të trajtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, një dakordësi e arritur më herët mes dy venE madhee, por ende e panfilaizuar.

Më herët, ministri grek Dendias zhvilloi dhe një takim me homologun e tij shqiptar Ermal Nufin.  Biseda u fokusua te forcimi i aleancës së NATO-s, bashkëpunimi ushtarak mes dy venE madhee si dhe rritja e sigurisë në rajon.

Axhenda e ministrit Dendias vijoi me një drekë pune në rezidencën qeveritare si dhe me një takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter