“Euphoria” trondit fansat! Fundi dramatik i Nate dhe skenat erotike të Cassie-t shokojnë rrjetin!

featured
Press Online
26 Maj 2026, 00:35

Episodi i parafundit i sezonit të tretë të “Euphoria” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pas zhvillimeve dramatike që përfshinë personazhet e interpretuar nga Sydney Sweeney dhe Jacob Elordi.

Në episodin me titull “Rain or Shine”, Cassie Jacobs përpiqet me çdo kusht të shpëtojë bashkëshortin e saj Nate Jacobs, i cili rrëmbehet nga gangsteri Naz për shkak të borxheve të mëdha.

Historia merr një kthesë të errët kur Nate përfundon i varrosur i gjallë në një arkivol, me vetëm një tub oksigjeni për të mbijetuar.

Pavarësisht përpjekjeve të Cassie-t për të siguruar shumën prej rreth 950 mijë eurosh, situata del jashtë kontrollit dhe Nate humb jetën pasi kafshohet nga një gjarpër brenda arkivolit.

Paralelisht me ngjarjet dramatike, episodi përfshiu edhe skena intime mes Cassie dhe personazhit Dylan Reid, të cilat ndezën menjëherë debatet në rrjetet sociale dhe rikthyen diskutimet mbi natyrën provokuese të serialit.

Në fund të episodit, tensioni arrin kulmin gjatë një përballjeje në një kantier ndërtimi, ku Naz qëllohet për vdekje nga Alamo Brown, duke mbyllur një nga episodet më të errëta dhe tronditëse të serialit deri më tani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter