Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën greke

featured
Press Online
26 Maj 2026, 04:35

Një incident ajror ka shkaktuar tensione këtë të hënë mes Turqisë dhe Greqisë, shkak u bënë avionët luftarakë që kaluan kufirin.

Bëhet me dije se avionët luftarakrë turq F-16 kaluan hapësirën ajrore greke, duke u konsideruar si provokim nga helenët, të cilët ngritën menjëherë në fluturim avionët e gatishmërisë.

Sipas të dhënave nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke, në Egjeun Verilindor dhe Juglindor, dy avionë të armatosur turq F-16 dhe dy avionë të tjerë spiunë CN-235 hynë pa lajmëruar në territorin grek

Përveç luftimit virtual, u regjistruan 4 shkelje të rregullave të trafikut ajror dhe 10 shkelje të hapësirës ajrore kombëtare prej 10 miljesh detare (8 nga avionët CN-235 dhe dy nga F-16 turq).

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter