Për ditën e martë, Instituti Heidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se vendi do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.




