1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Institucionet vazhdojnë aksionet në veri – Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave

Institucionet vazhdojnë aksionet në veri – Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave

featured

Policia ka sekuestruar edhe 20 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në veri të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli duke shtuar se këto dhe zhvillime në këtë pjesë të vendit nuk kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike.

“Një tjetër aktivitet i paligjshëm i kripto-minierave u ndalua sot nga Policia e Kosovës. Sekuestrohen 20 pajisje. Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqesin disa. Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka njoftuar Rizvanolli në Twitter.

Po ashtu, gjatë ditës së premte janë sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për prodhimin e kriptovalutave në Zubin Potok.

Në janar të vitit 2022, Qeveria e Kosovës mori vendim që të anulojë veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën ndodhej vendi.

Institucionet vazhdojnë aksionet në veri – Sekuestrohen edhe 20 pajisje të paligjshme të kriptovalutave
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.