Selin Bollati bën hapin e madh pas BBVA 5? Fotoja me DJ Gimbon dhe familjen e tij ndez rrjetin!

featured
Press Online
01 Maj 2026, 16:42

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, duket se po kalon disa ditë në Kosovë, duke shtuar edhe më shumë aludimet për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon.

Dyshja, të cilët u njohën gjatë eksperiencës në formatin e njohur televiziv, mesa duket po vazhdojnë romancën edhe jashtë shtëpisë së BBVA.

Ishte vetë DJ Gimbo ai që publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqet pranë nënës së tij dhe Selin Bollatit. Ajo që mori më shumë vëmendje ishte përshkrimi i fotos.

“Familja”, shkroi ai krahas imazhit, duke ngritur menjëherë dyshime se raporti mes tyre është bërë shumë më serioz.

Pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5, Selin duket se po shijon kohën me njerëzit më të afërt, ndërsa po kalon gjithnjë e më shumë momente edhe me partnerin e saj.

Lidhja e tyre vazhdon të tërheqë interesin e fansave, të cilët po ndjekin me kureshtje çdo zhvillim të ri.

Tashmë mbetet të shihet se si do të ecë kjo histori dashurie, megjithëse deri tani dyshja duken më të vendosur se kurrë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter