Kosova në NATO? Alarmohet Vuçiq: Do të luftojmë që ta parandalojmë

featured
Press Online
01 Maj 2026, 20:15

Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të jetë një mision i vështirë.

Serbia dhe Presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të luftojë kundër përpjekjeve për të integruar Prishtinën në NATO dhe shprehu shpresën se kjo nuk do të ndodhë, duke kujtuar se aleanca ushtarake përfshin katër anëtarë që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan A2.

Në Pançevo, kur gazetarët e pyetën për faktin se tre kongresmenë amerikanë i paraqitën Dhomës së Përfaqësuesve një iniciativë për integrimin e Kosovës në NATO, Presidenti Vuçiç tha se Prishtina po e bën këtë edhe përmes Kroacisë dhe Shqipërisë, të cilat janë anëtare të Aleancës, përmes një aleance ushtarake.

“Mos harroni se ka katër vende që janë anëtare të NATO-s, si pesë anëtarë të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk e shoh se si kjo mund të shkojë lehtë, por le të presim e të shohim”, u tha Vuçiq gazetarëve në Pançevë. (A2 Televizion)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter