Pete Davidson dhe Elsie Hewitt po kalojnë një periudhë jo të lehtë në marrëdhënien e tyre, vetëm pesë muaj pasi mirëpritën fëmijën e parë.
Sipas një burimi për PEOPLE, çifti po has disa vështirësi, por janë të vendosur t’i përballojnë së bashku. Burimi ka treguar se të dy po përpiqen të gjejnë ekuilibrin e ri në jetë, ndërsa mësohen me sfidat që sjell prindërimi.
Aktori dhe komediani 32-vjeçar Pete Davidson dhe modelja 30-vjeçare Elsie Hewitt u bënë prindër të një vajze më 12 dhjetor 2025. Ata vendosën ta quajnë vogëlushen Scottie Rose, emër i zgjedhur në nder të babait të Davidson, Scott Matthew Davidson, zjarrfikës nga Nju Jorku që humbi jetën gjatë sulmeve të 11 shtatorit.
Sipas burimeve pranë çiftit, pavarësisht vështirësive, prioriteti i tyre absolut mbetet vajza. Thuhet se gjithçka sillet rreth mirëqenies së saj dhe të dy janë të fokusuar te familja.
Vetë Davidson ka folur më parë për eksperiencën si baba, duke e cilësuar si një periudhë të lodhshme, por tepër të bukur. Ai është shprehur se ndihet me fat që ka pranë Elsie-n, të cilën e konsideron një nënë të shkëlqyer.
Komediani ka treguar gjithashtu se që prej ardhjes në jetë të vajzës së tij është bërë shumë më mbrojtës dhe ndien instinktivisht nevojën për ta ruajtur në çdo moment.
Që nga lindja e Scottie Rose, çifti ka ndarë herë pas here momente të ëmbla familjare në rrjetet sociale, por kanë zgjedhur të mos e tregojnë fytyrën e saj, duke ruajtur privatësinë e vogëlushes.



