Zvicra në hall nga “mafia e biçikletave” – disa prej tyre përfundojnë në Kosovë

featured
Press Online
01 Maj 2026, 18:33

Një hulumtim i publikuar nga gazeta zvicerane “NZZ am Sonntag Magazin” dokumenton rrjetin ndërkombëtar të vjedhjes së biçikletave elektrike në Zvicër, duke ndjekur me GPS disa biçikleta të vjedhura, të cilat përfundojnë në Kosovë.

Një nga rastet çon në një fshat në Kosovë, ku një biçikletë e vjedhur në Bern përfundon në një dyqan kosovar me produkte të dorës së dytë.

Sipas reportazhit, kërkesa për biçikleta elektrike në Kosovë është në rritje, veçanërisht pas pandemisë, ndërsa mungesa e përfaqësive zyrtare të prodhuesve bën që tregu të mbështetet kryesisht në produkte të përdorura. Kjo krijon hapësirë për import të biçikletave nga jashtë, përfshirë edhe ato të vjedhura.

Gazetarët zviceranë arrijnë në një qytet të vogël rrëzë Alpeve Shqiptare në Kosovë, ku sinjali GPS i biçikletës së tyre të vjedhur i çon te dyqani i dyshimtë. Në vend të një magazine të dyshuar, ata gjejnë një dyqan me rroba, pajisje sportive dhe biçikleta të përdorura. Pronari, të cilin e quajnë Besnik, fillimisht shfaq nervozizëm kur përmendet biçikleta, transmeton Telegrafi.

Pas një bisede të kujdesshme, ai pranon të flasë në kushte anonimiteti dhe i fton gazetarët në një dhomë të veçantë. Aty ndodhet biçikleta e kuqe elektrike që ishte vjedhur në Bern. Besniku u thotë ta marrin mbrapsht, por më parë i fton për drekë dhe gradualisht pranon të tregojë atë që di.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter