Madonna dhe Sabrina Carpenter kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Bring Your Love”, duke shkaktuar menjëherë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Dy artistet e prezantuan për herë të parë projektin gjatë festivalit Coachella, ku surprizuan publikun me paraqitjen e përbashkët në skenë. Përveç këngës së re, ato performuan edhe hitet ikonike “Vogue” dhe “Like A Prayer”, duke ngritur atmosferën në maksimum.
Kënga e re do të jetë pjesë e albumit të ardhshëm të Madonnës, “Confessions II”, i cili pritet të publikohet më 3 korrik, sipas raportimeve të Daily Mail.

Fansat kanë reaguar menjëherë, duke e cilësuar bashkëpunimin si një projekt “perfekt” dhe një kandidat të fortë për hitin e kësaj vere.
Megjithatë, si çdo publikim i madh, edhe kjo këngë ka marrë disa komente kritike, por kjo nuk e ka ndalur entuziazmin e publikut.
https://www.youtube.com/watch?v=2HTJmYFnPI0
Pavarësisht reagimeve të ndryshme, projekti po konsiderohet si një nga momentet më të komentuara të muzikës pop në javët e fundit.



