1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Linja të reja ajrore nga RMV-ja: Marrëveshja me ”Lufthansa” dhe ”Vizzair”

Linja të reja ajrore nga RMV-ja: Marrëveshja me ”Lufthansa” dhe ”Vizzair”

featured

Aviokompania “VizzAir” nga 1 Nëntori I këtij viti do të vendos katër linja të reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Nga 23 Prilli aviokompania “Lufthansa” do të fluturojë për në Frankfurt dhjetë herë gjatë javës, njofton KlanM.

Ministria për Transport dhe Lidhje ka publikuar linjat e reja ajrore që do të subvencionohen nga shteti. Kompania gjermane “Lufthansa” ka konkuruar për subvencione për një linjë ajrore nga Shkupi për në Frankfurt.

Kompania hungareze “VizzAir”, sic njofton KlanM, do të subvencionohet për fluturimet deri në Lubjanë, Shtutgart, Luksemburg dhe Salcburg. Këto fluturime do të nisin nga 1 Nëntori dhe do të jenë tre herë gjatë javës.

Mbështetja financiare do të jetë 7 euro për udhëtarë që fluturon nga Aeroporti i Shkupit. Marrëveshjet me aviokompanitë, sic percjell KlanM, do të jenë për tri vite, kurse nga buxheti shtetëror parashihen 5 milionë euro.

“Kompanitë do të duhet që këto linja ajrore t`i mbajën tre vite nga dita e arritjes së marrëveshjes në të kundërtën do të duhet t`i kthejnë paratë që I kanë marrë si subvencione” – deklaroi Blagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.

Për momentin ka 48 lokalitete nga ku mund të fluturohet nga Maqedonia e Veriut. 41 janë nga Aeroporti i Shkupit dhe 7 nga Aeroporti I Ohrit. / KlanMacedonia

Linja të reja ajrore nga RMV-ja: Marrëveshja me ”Lufthansa” dhe ”Vizzair”
|