Njoftim i rëndësishëm nga komuna e Çairit me rastin e Kurban Bajramit

featured
Press Online
25 Maj 2026, 14:44

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Komuna e Çairit në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale, ka vendosur kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbaneve në disa lokacione të komunës, me qëllim ruajtjen e pastërtisë dhe higjienës publike.

📍 Lokacionet:
• Në afërsi të Xhamisë së Re – Tophanë
• Në afërsi të teqes – Duganxhik
• Në afërsi të restorant “Fa Fa”
• Në afërsi të teqes – Tefejuz
• Rruga pas gjimnazit “Zef Lush Marku”

Apelojmë tek qytetarët që mbetjet e kurbaneve t’i hedhin vetëm në këto pika të përcaktuara, me qëllim ruajtjen e ambientit dhe higjienës në lagjet tona.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter