Veliaj: Fushata jonë moderne, jo me sharje e ndotje

featured

Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj tha se fushata e Partisë Socialiste do të jetë moderne, siç i ka hije Tiranës së viteve të fundit.

“Kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe sot ky ndoshta është një nga aktivitetet e mia të fundit si kryetar bashkie për mandatin e dytë, pasi futem në garë si kandidat për mandatin e tretë. Di t’ju them një gjë: Vendimi që kemi marrë është se forca jonë politike nuk do prodhojë asnjë poster, nuk do ngjisë asnjë letër, nuk do ketë asnjë konsum që ua shton barrën, mundin, sfilitjen gjatë kësaj fushate. Duke qenë ne të parët që fondin e fushatës do e çojmë vetëm për gjelbërim, vetëm për më shumë pemë dhe infrastrukturë, që i mbetet qytetit, kemi dhënë shembullin e parë se fushatat elektorale nuk duhet të jenë një harbim kolektiv i prodhimit të mbeturinave. Ajo Tirana e shpartalluar, ku çdo mur i mbushur me postera, çdo shtyllë e mbushur me pankarta, çdo cep pallati i mbushur me pisllëqe elektorale, është një Tiranë që e lamë pas në 2015. Për sa i përket skuadrës time, ekipit që unë përfaqësoj, ne nuk do të prodhojmë asnjë ndotje gjatë këtyre 30 ditëve të fushatës, sepse besoj se një nga mënyrat se si mund të ndihmojmë pastruesit është duke prodhuar sa më pak ndotje, për të treguar që fushatat moderne, Tirana moderne, komunikimi modern, nuk është ai i zhulit, sharjeve, i letrave, i pisllëqeve, farave, shisheve nëpër mitingje, por i gjelbërimit, i pastrimit të një kulture evropiane”, tha Veliaj.


Top Channel

Veliaj: Fushata jonë moderne, jo me sharje e ndotje
|