Eva Longoria shkëlqeu në tapetin e kuq të galasë “Lights On Women’s Worth” gjatë Festivali i Filmit në Kanë, ku u shfaq me një fustan të artë plot shkëlqim që tërhoqi menjëherë vëmendjen.
Aktorja 51-vjeçare e serialit “Desperate Housewives” u paraqit elegante dhe glamuroze, ndërsa fustani me dekolte të theksuar i vinte në pah linjat trupore.

Eva e kompletoi dukjen me vathë diamanti, taka të larta dhe grim të kuruar në detaje.
Flokët me nuancë karamel i kishte stiluar me onde të lehta, duke i dhënë pamjes një elegancë klasike hollywoodiane.

Përveç paraqitjeve në eventet e mëdha, Eva Longoria ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj larg Los Angeles.

Aktorja jeton mes Spanjë dhe Meksikë, ndërsa më herët ka deklaruar publikisht se nuk planifikon të rikthehet për të jetuar në SHBA.
Sipas saj, “kapitulli amerikan” i jetës së saj tashmë ka përfunduar.



