Brooke Shields ka folur sinqerisht për plakjen, standardet e bukurisë dhe procedurat kozmetike, pak para se të festojë 61-vjetorin e saj.
Në një intervistë për revistën “People”, aktorja pranoi se edhe pse kirurgjia estetike ndonjëherë mund t’i duket joshëse, ajo nuk është gati të bëjë ndryshime të mëdha në pamjen e saj.
Për mua, bukuria do të thoshte të ishe i zgjuar dhe i fortë, por e pranoj që gjërat ndryshojnë
-u shpreh ajo.
Brooke theksoi se bukuria nuk lidhet vetëm me mungesën e rrudhave apo pamjen perfekte fizike.
Bëj ushtrime fizike, bëj trajtime fytyre, por nuk kam bërë operacion. Duket joshëse, por kam shumë frikë
-tha aktorja, e cila do të mbushë 61 vjeç më 31 maj.
Aktorja prej vitesh ka folur hapur për presionin që industria e bukurisë ushtron ndaj grave, sidomos me kalimin e moshës.
Në një intervistë të mëparshme për revistën Allure në vitin 2024, ajo reagoi ndaj komenteve që shpesh u bëhen grave mbi pamjen e tyre.
Më thonë, ‘Oh, je ende e bukur!’ Çfarë do të thuash – ende?
-tha Shields, duke treguar se nuk dëshiron ta mohojë procesin natyral të plakjes.
Ajo shtoi se sot ndihet më e re shpirtërisht dhe më e sigurt se kurrë më parë, ndërsa i sheh gratë mbi 40 vjeç si njerëz me eksperiencë, forcë dhe aftësi të mëdha për t’u përshtatur.
Edhe pse aktualisht është kundër presionit për ndërhyrje estetike, Brooke ka pranuar më herët se ka provuar trajtime si Botox-i, por rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë pozitive.
Gjatë një eventi në vitin 2023, ajo tregoi me humor se injeksionet dikur i kishin krijuar një efekt të padëshiruar, çka e bëri edhe më të kujdesshme ndaj procedurave estetike.
Aktorja theksoi se vendimet për trupin dhe pamjen duhet të jenë personale dhe jo të diktuara nga pritjet e shoqërisë.
Ti e zotëron trupin, fytyrën dhe lëkurën tënde
-deklaroi ajo.
Brooke Shields shprehu gjithashtu shqetësim për faktin që procedurat kozmetike po bëhen gjithnjë e më të zakonshme tek të rinjtë, duke e konsideruar këtë një trend problematik.
Nuk dua të ndjek rininë. Dua të jetoj në të tashmen
-përfundoi aktorja.



