Arrestohet i kërkuari për vrasje në Podujevë

featured
Press Online
23 Tetor 2025, 22:05

Një person i dyshuar për përfshirje në një vrasje të ndodhur më 6 shtator të këtij vitit në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

A.H., 31 vjeç, shtetas i Kosovës, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet për shkak të dyshimeve të bazuara për përfshirje në këtë vrasje.

“Prishtinë, 23 Tetor 2025- Sot nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, më konkretisht nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, është lokalizuar dhe arrestuar një person i dyshuar që ishte në kërkim për vrasje.

Rasti kishte ndodhur më 6 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.

Njësitet policore kanë ndërmarrë një operacion në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar:

• A.H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën në fjalë.

Veprimet e mëtejme lidhur me personin e dyshuar do të merren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter