Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Nderim Mustafa, ka kritikuar qeverinë në detyrë lidhur me procesin e digjitalizimit të arkave fiskale, duke e cilësuar atë si vonesë të gjatë për bizneset në vend.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se bizneset kanë mbetur për vite në pritje dhe, sipas tij, kjo ka sjellë humbje të mëdha financiare dhe mungesë mbështetjeje.
Ai ka theksuar se bizneset nuk duhet të përdoren si mjet fushate, por të trajtohen si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës.
Mustafa ka shtuar se me PDK-në në qeverisje dhe me Bedri Hamzën kryeministër, bizneset do të kenë mbështetje të vazhdueshme, kushte më të mira dhe siguri më të madhe për punëtorët.





