Çmimet e pronave të banimit në Kosovë rriten me 5.3%

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 14:53

Çmimet e pronave të banimit në Kosovë kanë vazhduar rritjen edhe në fillim të vitit 2026.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2026 janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Rritje është shënuar edhe në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas të dhënave, çmimet e pronave të banimit janë rritur për 2.4 për qind krahasuar me TM4 2025.

Në rajonin e Prishtinës, rritja ka qenë më e moderuar, me vetëm 1.4 për qind në krahasim me TM1 të vitit 2025.

Ndërkohë, rritja më e theksuar është regjistruar në rajonet e tjera të vendit, ku çmimet e pronave të banimit janë rritur për 12.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë një tendencë të vazhdueshme të shtrenjtimit të tregut të banesave në Kosovë, me dallime të dukshme mes kryeqytetit dhe pjesës tjetër të vendit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter