As tentimi i 16 nuk ka qenë i suksesshëm për konstitumin e kuvendit. Propozimi për votim të fshehtë ka dështuar të kaloj tutje duke mos u përkrahur nga partitë e tjera.
Në votim, 55 deputetë kanë votuar për, një kundër, abstenime nuk ka pasur. Sot janë bërë një muaj që nga fillimi i seancës, kohë gjatë secilës janë mbajtur 16 tentime për konstitumin.
Ndryshe, më vonë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë takime me liderët e partive politike, pikërisht lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend. Seanca e radhës do të mbahet me datën 17, të shtunën nga ora 10:30



