Po vjen “bomba” e verës? Gjesti zbulon më në fund bashkëpunimin e shumëpritur me artisten e njohur!

featured
Press Online
24 Maj 2026, 08:14

Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes mediatike, Gjesti është rikthyer në ekran me një intervistë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për jetën personale, periudhën e vështirë që ka kaluar dhe planet e reja në muzikë.

Artisti ndau edhe emocionet që përjetoi pas humbjes së vëllait, duke treguar se ajo ngjarje e rëndë e kishte prekur thellë dhe e kishte futur në një gjendje të vështirë emocionale.

Sipas tij, muzika u bë mënyra kryesore për të rifituar energjinë dhe për të gjetur forcën për të vazhduar përpara.

Aktualisht, Gjesti është i fokusuar në promovimin e EP-së “Sir”, projekt i realizuar në bashkëpunim me Gimbon, ndërsa paralelisht po punon edhe për këngë të reja që pritet të publikohen së shpejti.

Një nga zbulimet që mori më shumë vëmendje gjatë intervistës ishte bashkëpunimi i shumëpërfolur me Dhurata Dora.

Këngëtari tregoi se projekti është drejt finalizimit dhe se kënga do të vijë së shpejti për publikun, duke premtuar një frymë ndryshe dhe surpriza për fansat.

Në fund të intervistës, Gjesti foli me vlerësim për Dhurata Dorën, duke e cilësuar atë si “një vajzë shumë të mirë”.

Kujtojmë se një bashkëpunim mes dy artistëve ishte përfolur edhe verën e kaluar, por tashmë duket se projekti muzikor është më pranë se kurrë publikimit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter