Ngërçi vazhdon, Kuvendi i Kosovës dështon sërish ta konstituojë legjislaturën e re

featured
Press Online
15 Maj 2025, 11:17

As tentimi i 16 nuk ka qenë i suksesshëm për konstitumin e kuvendit. Propozimi për votim të fshehtë ka dështuar të kaloj tutje duke mos u përkrahur nga partitë e tjera.

Në votim, 55 deputetë kanë votuar për, një kundër, abstenime nuk ka pasur. Sot janë bërë një muaj që nga fillimi i seancës, kohë gjatë secilës janë mbajtur 16 tentime për konstitumin.

Ndryshe, më vonë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të zhvillojë takime me liderët e partive politike, pikërisht lidhur me ngërçin e krijuar në kuvend. Seanca e radhës do të mbahet me datën 17, të shtunën nga ora 10:30

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter