Paqja mes Kimi Antonellit dhe George Russell mbyllet zyrtarisht në ndalesën e pestë të Botërorit të Formula 1, Çmimin e Madh të Kanadasë.
Të dy pilotët e Mercedes u bënë protagonistë të një dueli plot ‘shkëndija’ në Garën Sprint me pilotin italian që në fund të saj nuk ngurroi të ngrejë akuza ndaj shokut të tij të skuadrës.
‘Më shtyu jashtë, nuk ishte korrekt. Duhej penalizuar-tha Antonelli, por Russell u përgjigj duke përdorur edhe ironinë. ‘Bëra gjithçka mirë, ishte optimist për të më parakaluar në atë pikë-tha britaniku.
Por Antonelli shumë i zemëruar ishte ankuar edhe në pistë gjatë komunikimeve në radio. ‘Nëse jemi të autorizuar të duelojmë në këtë mënyrë, është mirë ta dimë-tha Antonelli, një frazë kjo që solli ndërhyrjen e Totto Wolff që gjatë garës i tha italianit: ‘Ti shiko të drejtosh makinën, flasim më vonë’.
Drejtori i skuderisë gjermane pas garës i mori të dy pilotët duke iu shpjeguar gjithçka pas shpërthimit te tensioneve për të folur edhe për Sky Sports në lidhje me atë çfarë ndodhi.
‘Shkoi mirë, ashtu siç duhet të jetë në sport; çdo betejë na mëson diçka-u shpreh 54 vjeçari-kemi përjetuar situata të tilla kur ishin edhe Rosberg dhe Hamilton. Jemi ulut me ta dhe iu kemi thënë: ‘si duam të garojmë? do të garojmë ndaj makinës tjetër sikur të ishte e një skuadre tjetër?-gjë që për mua nuk ishte problem-dhe të mos lini hapësira? Apo preferoni të lini hapësirë-gjë që nuk e prisja sepse në fund të fundit garoni për të fituar gara e kampionate? Apo preferoni një garë të qetë ku parakaloni njëri-tjetrin vetëm në vijën e drejtë apo në frenim?’’
Më pas Toto Wolff iu referua edhe Max Verstappen.
‘Duhet të pyesin njëri tjetrin ‘a do të linte Max hapësira aty?’ Jo. A do të hapte krahun apo të linte hapësira të mjaftueshme për t’u parakaluar në kthesën 1? Jo, nuk do ta bënte-vijoi Wolff-pra si do ta menaxhojmë situatën? Besoj se është e rëndësishme që ata të vendosin vetë sesi të garojnë kundër njëri-tjetrit. Tani këto janë rregullat dhe për në nuk ka ndonjë problem’



