PSD kërkon votën për opozitë, Molliqaj: Kuvendit i mungon zëri opozitar

featured
Press Online
24 Maj 2026, 22:01

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka thënë se PSD beson që edhe Kosova ka nevojë për opozitë dhe se kanë ide, kreativitet, guxim dhe dije më shumë se të tjerët për ta bërë këtë.

Molliqaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, tutje është shprehur se po i kërkojnë votë popullit të Kosovës për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Qartazi jemi tu ja lyp popullit të Kosovës votën, vetëm ata që mendojnë që Kuvendit i mungon opozita”.

“Unë mendoj që njerëzit votojnë për arsye politike dhe të bindjes. Nuk krijohen partitë politike qysh njerëzit po mendojnë…”, ka thënë ai.

Molliqaj gjithashtu është shprehur me plot besim se njerëzit binden nëse “çka po thu ti është në përputhje me nevojën e qytetarëve dhe të rrethanave. Ajo që është konsensus dhe pse na garojmë për opozitë, janë dy faktorë. Unë besoj që konsensusi i parë ka qenë herë hiq opozitë e herë e dobët”, ka thënë ndër të tjera ai.

https://www.youtube.com/watch?v=tloSpjr1rX0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter