Përplasja e aeroplanit në Uashington, Osmani: Kosova qëndron pranë jush

featured
Press Online
30 Janar 2025, 09:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat e tragjedisë që ndodhi në Uashington, ku një avion dhe një helikopter u përplasën në ajër.

Në një postim në platformën X, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit amerikan në shenjë solidariteti gjatë kësaj kohe tragjike.

“E pikëlluar thellësisht nga rrëzimi tragjik ajror pranë Washingtonit, D.C.  Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyere”, ka shkruar Osmani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter