Dita e nëntë e fushatës zgjedhore

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 07:59

Fushata 10-ditore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit po i afrohet fundit, ndërsa partitë politike po zhvillojnë aktivitetet e fundit elektorale.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të vazhdojë fushatën me tubime në komunën e Sharrit, në Shtëpinë e Kulturës nga ora 18:00, si dhe në Prizren, në sheshin e Shadërvanit, ku aktiviteti është paraparë të nisë në orën 20:00.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë dy tubime zgjedhore gjatë ditës, fillimisht në Podujevë, në sheshin e Dëshmorëve, duke filluar nga ora 17:30, ndërsa më pas në Mitrovicë, në Omni Sport Park, në orën 19:00.

Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të mbajë tubimin e saj përmbyllës zgjedhor, në kuadër të aktiviteteve finale para ditës së votimit.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të organizojë tubim zgjedhor në Pejë, në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”, duke filluar nga ora 19:30.

Fushata zgjedhore ka nisur më 28 maj dhe do të përfundojë më 7 qershor në orën 07:00 të mëngjesit, kur hapen qendrat e votimit në mbarë vendin për zgjedhjet parlamentare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter