Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i vrarë oficeri Enea Mekolli? Softa përgjigjet në Quo Vadis

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 07:18

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik mëngjesin e kësaj të enjteje, ku një oficer policie mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë, gjatë një aksioni për kapjen e të shumë kërkuarit Violand Braçellari.

I ftuar në studion e Quo Vadis eksperti i sigurisë Fatjon Softa theksoi se operacioni i sotëm kishte si qëllim kapjen e një të shumë kërkuari.

Sipas tij do të jenë hetimet më të thelluara ato të cilat do të tregojnë se çfarë nuk shkoi mirë në këtë operacion ku mbeti i vrarë oficeri Enea mekolli dhe u plagos rëndë oficeri tjetër Edison Adri.

Pjesë nga biseda:

Ja versioni i korrigjuar:

Borakaj: Çfarë çedoi në këtë operacion të policisë?

Softa: Ka qenë një operacion i organizuar nga policia e Korçës. Ka pasur operacion për kapjen e një personi në kërkim, i dënuar nga gjykata në vitin 2018. I ishte shmangur disa herë RENEA-s. Ambienti ku ai jetonte ishte një stan në një vend malor, ku kishte krijuar strehën e tij. Ka dalë herë pas here në qytete dhe ka kërcënuar banorët.

Borakaj: Kur dilte në qytet, nuk kapej dot?

Softa: Ka qenë i identifikuar për sa kohë banorët kanë qenë në dijeni të operacionit.

Borakaj: Operacionet janë zhvilluar në të njëjtin vend?

Softa: Katër herë nuk kanë pasur mundësi ta kapin. Ai largohej. Në zonat pyjore kishte krijuar shtigjet e tij të kalimit. Ka qenë e pamundur të kapej.

Borakaj: Ngjarja ndodhi në mëngjes sot.

Softa: Është bërë rrethimi i tij. Në atë moment ka pasur shkëmbim zjarri. Ka qëlluar ndaj forcave të policisë. Arma e tij ka dëmtuar pllakën mbrojtëse të jelekut antiplumb dhe i mori jetën punonjësit të policisë. Drejtori Hita tha se nuk ka pasur dijeni.

Borakaj: Duhet të kishte dijeni?

Softa: Mendoj që po. Ai është drejtuesi dhe duhet ta kishte patjetër.

Borakaj: Çfarë shkoi gabim në këtë operacion?

Softa: Kjo do të përcaktohet nga hetimi i AMP-së dhe i prokurorisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter