Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Merz dhe Macron me non-paper për Ballkanin Perëndimor

Press Online5 Qershor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron planifikojnë që në Samitin BE – Ballkani Perëndimor dhe Moldavia të prezantojnë një iniciativë të re për të përshpejtuar integrimin e vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në një dokument të përbashkët, qeveritë e Berlinit dhe Parisit mbështesin ndërmarrjen e hapave të parë drejt integrimit edhe para anëtarësimit të plotë, me qëllim përshpejtimin e procesit të aderimit në BE.

Sipas dokumentit, përmbushja e kritereve të caktuara për anëtarësim do të shpërblehet me qasje të privilegjuar në tregun e përbashkët evropian dhe me dërgimin e vëzhguesve në institucionet evropiane.

“Politika e zgjerimit ka nevojë për një impuls të ri”, thuhet në dokumentin në të cilin ka pasur qasje Agjencia Gjermane e Lajmeve (DPA), transmeton MIA, përcjell PressOnline.al.

Parashihet që Merz, në samitin që po mbahet në Tivat, të zhvillojë takime bilaterale me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe me presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Jakov Milatoviq dhe Aleksandar Vuçiq.

Siç bëjnë të ditur burime qeveritare, në këto bisedime theks i veçantë do t’i kushtohet perspektivës së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Konkretisht, priten propozimet e para për integrimin më të shpejtë të tyre në institucionet dhe politikat e BE-së, madje edhe para anëtarësimit të plotë, raportoi DPA.

Merz më herët ka deklaruar se procesi i zgjerimit të BE-së ka nevojë për ide të reja dhe fleksibilitet më të madh. Ai ka propozuar integrim gradual për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe një model të anëtarësimit të kushtëzuar për Ukrainën.

Samiti BE – Ballkani Perëndimor po mbahet sot dhe nesër në Tivat. (PressOnline.al)

Previous ArticleWeitz drejtoi gishtin kah korrupsioni, Mucunski kah Sofja
Next Article “Badenteri i vogël” do t’i kryejë punë të madhe pushtetit

Lajme të ngjashme

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Press Online25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur…

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gostivari po merr pamje festive në prag të festës së 28 Nëntorit.…

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka…

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.