Baby blue, një blu e çelur dhe e freskët ka marrë fronin si tonaliteti kryesor i modës për pranverë-verë 2026, duke pushtuar jo vetëm veshjet, por edhe çantat, këpucët dhe aksesorët e stilit.
Me një nuancë që ngjason me qiellin e pastër të mëngjesit, ky blu pastel i jep një frymë të re, romantike dhe elegante garderobës sonë, qoftë në total-look apo të kombinuar me tone më të ngrohta si kafe apo e bardhë.
Në këtë artikull po ju tregojmë ato që s’duhet të mungojnë në gardërobën tuaj këtë pranverë.



















