Marka e njohur franceze e luksit, Louis Vuitton, ka bërë një hap të madh drejt modës eko-friendly me koleksionin e saj të parë 100% të riciklueshëm, të dedikuar për verën 2026. Koleksioni përfshin materiale të ricikluara dhe dizajne të limituara, duke kombinuar stilin ikonik të markës me qëndrueshmërinë ndaj mjedisit.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur industrisë së modës i shtohet presioni për të zvogëluar ndikimin ekologjik dhe për të ofruar produkte më të qëndrueshme. Koleksioni i verës 2026 është tashmë një shembull se luksi dhe moda e qëndrueshme mund të shkojnë krah për krah. Shtëpia franceze e luksit, së fundmi përmes punishtes së saj La Fabrique du Temps, ka marrë një drejtim më të rafinuar duke vlerësuar gjithnjë e më shumë mjeshtrit e pavarur të orëve.
Kjo qasje është përforcuar nga Louis Vuitton Watch Prize, që feston kreativitetin e pavarur, si dhe nga një seri bashkëpunimesh të veçanta vitet e fundit. Louis Vuitton ka surprizuar ndjekësit me lëvizjen e saj më të fundit, një bashkëpunim me mjeshtrin francez të pastiçerisë Maxime Frédéric, që ka rezultuar në krijimin e një kremi çokollate të limituar. Ky produkt i veçantë, i përshkruar si “bashkimi i mjeshtërisë së firmës me përbërësit artizanalë”, është kthyer menjëherë në një hit. I themeluar në vitin 1854 nga vetë Louis Vuitton, brandi është i njohur për çantat dhe valixhet e tij ikonike me logon karakteristike. Por këtë herë, shtëpia e modës ka hyrë në një territor krejt të ri, botën e ëmbëlsirave luksoze.



