Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Harry Styles rikthehet më në formë se kurrë! Trup i tonifikuar, maratona dhe rrëfimi për anën e errët të famës!

Press Online4 Mars 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Harry Styles ka befasuar fansat me një set të ri fotografik ku shfaqet në super formë fizike, ndërsa ka folur hapur për izolimin që i ka sjellë fama ndër vite.

Këngëtari 32-vjeçar pozoi pa bluzë për kopertinën e revistës Runner’s World, duke treguar trupin e tonifikuar dhe tatuazhet e shumta, fryt i përkushtimit të tij ndaj vrapimit.

Në fotot mbresëlënëse, ai shihet duke vrapuar në një rrugë malore të boshatisur, i veshur vetëm me atlete dhe pantallona të shkurtra sportive.

Pasioni i ri për vrapimin lindi pas përfundimit të turneut të tij “Love On Tour” në korrik 2023. Gjatë vitit të kaluar, Styles mori pjesë në dy maratona, përfshirë Maratonën e Tokios, ku përfundoi garën me kohën 3:24:07, dhe më pas arriti një rekord personal në Maratonën e Berlinit, duke e mbyllur në 2:59:13.

Në intervistën shoqëruese, ai bisedoi me shkrimtarin japonez Haruki Murakami, autor i librit “What I Talk About When I Talk About Running”, që e frymëzoi të provonte maratonën. Styles tregoi se vrapimi është kthyer në një hapësirë intime ku ai mund të përpunojë mendimet dhe të shkëputet nga presioni i famës.

Pas 173 koncerteve vetëm në vitin 2023 dhe më shumë se tre vite nga publikimi i albumit “Harry’s House”, artisti vendosi të bëjë një pauzë.

Ai pranoi se fama e hershme me grupin One Direction dhe suksesi i mëvonshëm solo e kishin bërë të ndihej i izoluar.

Me kalimin e viteve, i thosha jo çdo ftese ditëlindje, udhëtime, evente. Fillova të pyes veten nëse isha vërtet i zënë apo thjesht ishte më e lehtë të thosha jo

-u shpreh ai.

Gjatë pushimit nga skena, Styles udhëtoi, mori pjesë në festivale si Glastonbury dhe përjetoi jetën si spektator. Pikërisht në këtë periudhë, vrapimi u bë forma e tij e meditimit.

Kur stërvitesh për një maratonë, je vetëm. Nisesh për vrap dhe tre orë më vonë kthehesh. Ka diçka hipnotike në këtë proces

-tha ai, duke e përshkruar si një mënyrë për të qenë sërish “vëzhgues” dhe jo “i vëzhguar”.

Sipas tij, një nga gjërat më të bukura të vrapimit është thjeshtësia:

Nuk të duhet asgjë, vetëm një palë këpucë.

Pas tre vitesh larg qendrës së vëmendjes, Styles është rikthyer fuqishëm. Albumi i tij i katërt, “Kiss All The Time, Disco Occasionally”, publikohet më 6 mars, ndërsa ai hapi edicionin e vitit 2026 të BRIT Awards me performancën live të këngës së re “Aperture”.

Artisti pritet të nisë edhe turneun “Together Together”, me 50 koncerte në mbarë botën, duke dëshmuar se rikthimi i tij nuk është thjesht muzikor, por edhe personal.

Previous ArticleTrump kritikon Starmer për marrëveshjen e ishujve Chagos: Jemi të pakënaqur nga Britania
Next Article Rutte nga Shkupi: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.