Claire Stoermer, nëna e Zendaya-s, ka reaguar me humor ndaj pretendimeve se vajza e saj është martuar fshehurazi me Tom Holland.

Stoermer ripostoi në Instagram një video ku stilisti i njohur i aktores, Law Roach, flet për martesën e çiftit gjatë një interviste në tapetin e kuq për Entertainment Tonight.
E qeshura…
-shkroi ajo mbi klip, duke shtuar një emoji duke qeshur, reagim që u interpretua si ironi ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar prej javësh.
Në video, Law Roach u shpreh me shaka se “dasma ka ndodhur tashmë”, duke shtuar:
E keni humbur…
Gazetarja e ET përmendi gjithashtu raportimet se Zendaya ishte parë me një unazë martese prej ari, çka e nxiti stilistin të vazhdonte me humor, duke lënë të kuptohet sikur ceremonia kishte përfunduar.
Megjithatë, përfaqësuesit e çiftit nuk kanë konfirmuar zyrtarisht asnjë martesë. Revista People kishte kontaktuar më herët ekipet e Zendaya-s dhe Holland-it për koment, por pa marrë përgjigje.
Spekulimet për një fejesë nisën në janar 2025 gjatë Golden Globe Awards, kur aktorja u pa me një diamant në gishtin e dorës së majtë.
Burime pranë çiftit kanë deklaruar se lidhja e tyre është “shumë e veçantë” dhe se Holland kishte menduar për propozimin prej kohësh.
Zendaya dhe Tom Holland u njohën në vitin 2016 gjatë xhirimeve të “Spider-Man: Homecoming” dhe që prej atëherë kanë ruajtur një profil relativisht të ulët publik.
Aktualisht, të dy janë të angazhuar në projekte të reja filmike, përfshirë një film të ardhshëm nga Christopher Nolan, si dhe rikthimin në universin Marvel me filmin e ri të Spider-Man.



