“Skleroza multiple më ka gëlltitur gjithçka”Christina Applegate rrëfen betejën e dhimbshme me sëmundjen!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Christina Applegate ka folur hapur për jetën me sklerozën multiple, duke pranuar se sëmundja i ka ndryshuar rrënjësisht përditshmërinë.

Aktorja u diagnostikua në vitin 2021 dhe që atëherë shëndeti i saj është përkeqësuar ndjeshëm. Ajo ka treguar se dikur ishte shumë aktive vraponte, stërvitej dhe luante tenis, ndërsa sot e kalon pjesën më të madhe të kohës në shtrat për shkak të dhimbjeve të forta dhe lodhjes ekstreme.

Skleroza multiple është një sëmundje e sistemit nervor që prek trurin, palcën kurrizore dhe nervat optikë, duke shkaktuar simptoma të ndryshme, nga probleme me shikimin dhe dhimbje, deri te çrregullime të koordinimit dhe lëvizjes.

Në një rrëfim emocional për The Guardian, Applegate përshkroi sfidat e përditshme me të cilat përballet dhe theksoi se nuk ka më “durim për gjëra të pakuptimta”.

Ajo tregoi se ka ditë kur zgjohet me dhimbje aq të forta, sa nuk mund ta lëvizë krahun për të marrë një gotë ujë apo telefonin nga karikuesi. Infuzionet që merr për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes e bëjnë gjithashtu më të ndjeshme ndaj infeksioneve.

Shumicën e ditëve, vetëm të ecësh nëpër dhomë ndihesh sikur të ngjitesh në një mal. Një nga efektet anësore më të këqija është lodhja. Ndihem sikur kam qenë në një festë tre-ditore pa gjumë, edhe pas një nate të mirë pushimi. Për këtë arsye, kaloj shumë kohë në shtrat, e mbështetur pas jastëkut tim

-u shpreh ajo.

Rrëfimi i saj ka prekur shumë ndjekës, duke hedhur dritë mbi realitetin e vështirë të jetesës me një sëmundje kronike.

“Skleroza multiple më ka gëlltitur gjithçka”Christina Applegate rrëfen betejën e dhimbshme me sëmundjen!
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter