Paçka se trendet e modës ndryshojnë çdo tre muaj, ekzistojnë disa elementë që i mbijetojnë kohës. Jo sepse janë të zhurmshëm, por sepse janë të saktë. Janë copëza që nuk varen nga sezoni por nga prekja që i bëjnë veshjes. E thjeshtë në dukje, por transformuese në efekt. Këmisha e bardhë është kanavaca e stilit. E kombinuar me xhinse krijon një minimalizëm chic; me fund midi bëhet elegante; me kostum transmeton autoritet. Sekreti qëndron te prerja dhe materiali cilësor që reflektohen në “look-un” final.
Ndërkaq, së fundmi shtëpia luksoze e modës, Vetements ka tërhequr sërish vëmendjen, këtë herë me një T-shirt grafik të quajtur “Iron Burn”, që kushton 1,139 dollarë dhe duket sikur është djegur aksidentalisht nga një hekur shtëpie. Publikimi ka shkaktuar reagime të shumta dhe komente plot humor në rrjetet sociale.

Rikujtojmë, se marka e njohur franceze e luksit, Louis Vuitton, ka bërë një hap të madh drejt modës eko-friendly me koleksionin e saj të parë 100% të riciklueshëm, të dedikuar për verën 2026. Koleksioni përfshin materiale të ricikluara dhe dizajne të limituara, duke kombinuar stilin ikonik të markës me qëndrueshmërinë ndaj mjedisit.
Ndërkaq, Prada ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të përdorë më gëzof kafshësh në asnjë prej produkteve të saj, duke shënuar një kthesë të rëndësishme drejt një mode më të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. Ky vendim përfshin të gjitha markat që bëjnë pjesë në Prada Group, si Miu Miu, Church’s dhe Car Shoe dhe ka hyrë plotësisht në fuqi që nga koleksionet Pranverë/Verë 2020.
Nisma u realizua në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare Fur Free Alliance, e cila përfshin mbi 50 shoqata për mbrojtjen e kafshëve. Përmes kësaj lëvizjeje, kompania synon të investojë në materiale alternative dhe inovative, duke iu përshtatur kërkesave në rritje të konsumatorëve për produkte më etike.



